leoni

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk jam më përballë drejtësisë, por përballë organeve të ndjekjes

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt, ndaj të cilit sot është ngritur një akuzë e re për krime lufte, për dy vrasje që kanë ndodhur në tetor të vitit 1998 në Komunën e Malishevës, ka thënë se më nuk është përballë drejtësisë, por përballë organeve të ndjekës. Tash nuk jam përballë organeve të drejtësisë, por përball organeve të ndjekës, sepse jam duke u ballafaquar me përndjekje. Do t’i përgjigjem organeve të ndjekjes”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK. Limaj ka sqaruar se nga shkresat e lëndës, ka lexuar se rasti konkret është hetuar tre herë. “Në vitin 2000-2001 hetimet ndaj meje janë mbyllur, sepse nuk ka pasur prova. Po ashtu në vitin 2002, thonë që rasti është mbyllur se nuk ka pasur prova dhe pastaj lënda i është dërguar Hagës dhe Haga e ka mbyllur, se nuk ka pasur prova. E ka marrë EULEX-i, e ka mbyllur, thonë se nuk ka pasur prova. Në shkresa të lëndës thuhet se rasti mbyllet sepse  nuk ka prova”, theksoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …