KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ në Mitrovicë dënon aktin e sulmit mbi shqiptarët në veri të vendit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë, e ka dënuar rastin e sulmit më armë që ka ndodhur një ditë më parë në familjen e vëllezërve Berani, në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovcë. Më 27. 10. 2016, rreth orë 14:00, në lagjen Kroi i Vitakut pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, banditë kriminelë çetnikë serbë shkrepën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjen Qendra 1 në Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkone, shtëpi dhe oborre të vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç), baba i katër fëmijëve, i cili që i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së, bëri të ditur Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …