Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa e përgëzoi Gucatin për zgjedhjen në këtë detyrë, duke i uruar sukses në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij në krye të OVL të UÇK-së. Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare. Kryetari i veteranëve, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Gjatë takimit është biseduar edhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe mirëqenien e veteranëve të luftës çlirimtare dhe çështje të tjera në interes të përbashkët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …