Kërkesa për “Ekip të Unitetit” nga Edita Tahiri paraqet pranim të mossuksesit në bisedime me Serbinë

Kërkesa për “Ekip të Unitetit” nga Edita Tahiri paraqet pranim të mossuksesit në bisedime me Serbinë

Ideja që në fazën e përmbylljes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kosova të ketë përfaqësim të formatit gjithëpërfshirës nga të gjitha partitë politike, të tipit të “Ekipit të Unitetit” siç ka qenë edhe në bisedimet e Vjenës në esencë paraqet pranim të mossuksesit të përfaqësuesve zyrtarë të përfshirë në dialogun me Serbinë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka theksuar se “duhet të ketë konsensus mes të gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë, pasi që edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjas aq sa ka zgjatur”. Vetëvendosja e ka akuzuar ministren për dialog me Serbinë, Edita Tahiri meqë ajo po kërkon që pasojat dhe lëshimet e një pas njëshme që ia ka bërë Serbisë gjatë  bisedimeve, t’ ua faturojë të gjithëve dhe jo vetes në radhë të parë dhe Qeverisë së Kosovës, e cila është shkaktarja kryesor për dështimet dhe lëshimet e  njëpasnjëshme të delegacionit të Kosovës, që i ka bërë delegacionit të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …