Kryeprokurori i Shtetit Lumezi, ka pranuar njoftimin nga Këshilli Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë se është miratuar kërkesa për anëtarësi organizative të pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i IAP-së, Han Moraal, i ka shprehur mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, duke shprehur besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP-ja do të kenë marrëdhënie të mira, të frytshme dhe afatgjate bashkëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjellë nga kjo lidhje. Një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorin e Shtetit. Do të caktohen personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin, si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …