AAK po përgatitet për zgjedhje, këtë e ka konfirmuar lideri i saj Ramush Haradinaj nga qyteti i Prizrenit ku u takuam me qytetar e bashkë partiak të tij. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen AAK-së. “Zgjedhje e ardhshme, janë instrumenti kryesor i ndryshimeve pozitive në vendin tonë i cili ndodhet aktualisht në shumë situata të ndjeshme si pasojë e keqqeverisjes dhe mosfunksionimit të duhur të institucioneve, duke përmendur në radhë të parë gjyqësorin”, tha Haradinaj në Prizren. Ndërkaq kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, tha se ky subjekt politik kohëve të fundit është duke u fuqizuar dukshëm, dhe duke marrë parasysh veprimtarinë e shumë aktivistëve të cilët aktualisht kanë pushuar aktivitetin e tyre.“Ne jemi të gatshëm që të vijojmë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kabashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …