Shpend Ahmeti: Ka dallime mes meje dhe Albin Kurtit por jo aq sa për ta braktisur Vetëvendosjen

Shpend Ahmeti: Ka dallime mes meje dhe Albin Kurtit por jo aq sa për ta braktisur Vetëvendosjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është cituar të ketë deklaruar se anëtarët  brenda Lëvizjes Vetëvendosje! e dinë se sa herë ka aksione të dhunshme mua ma vështirësojnë qëndrimin dhe veprimin brenda kësaj partie. Ai ka pranuar se ka dallime mes tij dhe Albin Kurtit por këto dallime nuk e bëjnë që të mendoj asnjëherë që ta braktisë LV-në. Sipas tij, Albin Kurti është politikani që lexon më së shumti dhe më idealist ndër të gjithë shqiptarët, gjë që nganjëherë e bënë jo pragmatik. Kryetari i Prishtinës dhe një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes  ka kërkuar që partitë opozitare dhe shoqëria civile të bashkohen kundër uzurpimit të shtetit. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përmbysen strukturat që kanë kapur shtetin. Ai në këtë kontekst ka përmendur edhe partinë e re nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila. Ka thënë se edhe ky subjekt duhet të renditet për ndryshim dhe të mos përjashtohet mundësia e një koalicioni të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …