Organizatat me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Drenas, kanë bërë të ditur se sot do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas organizatorëve të protestës, me këto dënime po bëhen përpjekje të dëmtohen vlerat e luftës çlirimtare, mundi dhe sakrifica e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur ekzistencën. Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …