Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se vendosja e sanksioneve dhe anashkalimi i Rusisë, do të ishte politikë tradhtare dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës që të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkuara. Daçiq ka theksuar se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik por jo dhe i vetmi i Serbisë. “Qëllimi ynë i parë është t’i mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore”, ka thënë ai për mediet në Serbi. Është gënjeshtër kur thuhet se miqësia me Moskën është shkak pse Beogradi nuk hap kapituj negociatash me BE-në dhe ka shtuar se kapitujt do të hapen kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë. “Serbia është e hapur për dialog, por ne do të marrim pjesë vetëm në negociata me status neutral. Nuk merremi me lojërat e Prishtinës. Atje miratohet rezoluta për mbrojtjen e fryteve të UÇK-së e për shkak të këtyre terroristëve është formuar Gjykata Speciale për krime lufte e tregtim organesh”, ka thënë Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …