Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, njëri ndër tre luftëtarët e dalë publikisht, më 26 nëntor 1997, në Llaushë të Drenicës, aktualisht deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Rezoluta e miratuar në Kuvend për mbrojtjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, nuk do të prodhojë asnjë rezultat. Ne duhet t ia bëjmë me dije bashkësisë ndërkombëtare që të merret kryesisht me krimet e Serbisë që ka bërë në Kosovë, e jo me ish krerët e UÇK-së. Daut Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur sepse ka bërë një luftë të pastër për çlirim. Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, të cilës thotë se nuk i frikësohet meqë ka qenë ushtar i lirisë. Duke folur për “Zëri” lidhur me zhvillimet aktuale, Haradinaj ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë shans të kalojë. Ai ka saktësuar se zgjedhjet tash për tash janë zgjidhja e vetme për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …