Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017, i cili parashihet të jetë rreth dy miliardë euro. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja. Projektbuxheti i viti 2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …