Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, pas shqyrtimit dhe refuzimit të ankesës që kishte ushtruar, Lista Serbe. Në një postim të tij ai ka shkruar: “Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne. Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës. Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka bërë të ditur kryetari Thaçi në postimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …