Kuvendi komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt të muajit tetor

Kuvendi komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt të muajit tetor, ku në këtë

seancë Kuvendi mori këto vendime:

  1. Miratoi Deklaratën publike në lidhje me rastin Drenica 2;

  2. Betimi i anëtares së re të Kuvendit znj.Sanije Mëziu;

  3. Përkrahu Informatën për nivelin e pastërtisë së qytetit të Skenderajt dhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave;

  4. Miratoi Raportin Financiar të realizimit të Buxhetit komunal janar-shtator 2016

  5. Dhënien në diskutim publik të Projekt-Rregullores për Taksa,Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba;

  6. Miratoi Propozim – Vendimin nr.02-464-56458, i datës 14.10.2016, për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik, për implementimin e projektit për ndërtimin e rrugës së Lagjes nr. III të qytetit të Skenderajt;

  7. Miratoi Propozim – Vendimin nr. 02-46456471, i datës 14.10.2016, për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik, për implementimin e projektit për rregullimin e lumit Klina të qytetit të Skenderajt;

  8. Miratoi Propozim –Vendimin nr. 06-350-57938, i datës 24.10.2016, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal nr.350/24, të datës 26.02.2009.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …