Ka filluar rivarrimi i veteranëve në lokacionin e Varrezave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Shtime

Në Varrezat e reja të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Shtime, është bërë rivarrimi i veteranëve: Dr. Vezir Bajrami ( 1957-2006 ), Liman Behluli (1980-2002 ), Istref Shashivari ( 1977-2004 ).

Ceremonia e rivarrimit është organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në bashkëpunim me familjarët e Veteranëve dhe nën patronatin e Komunës së Shtimes.

Në ceremoninë e rivarrimit, përveç familjarëve, kanë marrë pjesë shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në nivel lokal dhe qendror, strukturat udhëheqëse të komunës së Shtimes, bashkëluftëtarë të veteranëve dhe numër i madh qytetarësh të komunës.

Një fjalë rasti, pas rivarrimit, në emër të Organizatës së Veteranëve të Komunës së Shtimes ka mbajtur z. Safet Syla kurse në emër të komunës nënkryetari z. Fatmir Rashiti, të cilët kanë folur për veprat e  veteranëve si dhe kanë falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në këtë ceremoni rivarrimi.

Në dy ditët e ardhshme do të rivarrosen edhe 6 veteranë të Luftës së UÇK-së, në Varrezat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …