Stavileci: Sektori i Teknologjisë së Informacionit prioritet i Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në mënyrë të veçantë t’a trajtojë sektorin e Teknologjisë Informative, duke e vendosur kështu si njërën nga fushat me prioritet, kështu ka deklaruar Ministri i Zhvilimit Ekonomik  Blerand Stavileci në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për  Teknologji Informative.

Më tej ministri Stavileci para të pranishmëve është zotuar se do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, duke kërkuar njëkohësisht edhe  gatishmërinë e sektorit privat, atë të Akademisë si dhe  palëve tjera të interesit.

Ndryshe, në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë  modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe  krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.

Nga të parishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit  është  potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe  përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut,  duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin  në të ardhmen nga ku do të  promovohej më shumë  fusha e TIK-ut.

Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i  të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …