Studimi i Fizibilitetit për TC Kosova B në fillim të vitit të ardhshëm

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka deklaruar se reformimi i sektorit të energjisë është prioritet i Qeverisë, ndërsa qëllimi kryesor që synohet të arrihet është siguria e furnizimit me energji dhe implementimi i obligimeve kontraktuale të marra në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Këto komente Stavileci i bëri në Takimin e parë të Komitetit Drejtues për Studimin e Fizibilitetit për TC Kosova B, ku u prezantua Studimi i fizibilitetit për ambient dhe matje tera në këtë termocentral, që realizohet nga Eptisa me financimin e Bashkimit Evropian.

Ministri Stavileci ritheksoi se krahas rritjes së besueshmërisë së operimit të termocentraleve, duket të kihet parasysh synimi për uljen e emetimeve, respektivisht rritjen e eficiencës më teknologjinë gjeneruese konform kërkesave që dalin nga direktivat e BE-së.

Më pas, Stefano Diamantis ka prezantuar aspekte të projektit duke përfshirë, qëllimin, autputet dhe rezultatet finale. Ai tha se realizmi i Studimit të fizibilitetit për përmasimin e TC Kosova B ka për qëllim:

–    Pajtueshmërinë e TC Kosova B me kërkesat e TKE-së, respektivisht kërkesat e Direktivat (LCP dhe IED)

–    Riparimin ose rritjen e eficiencës dhe energjisë së TC-së

–    Zgjatja e jetëgjatësisë së TC-së deri me 2035-2040.

Në kuadër të këtij studimi, pritet të hartohen një sërë dokumentesh dhe aktivitete përcjellëse si Auditimi i gjendjes aktuale, Vlerësimi i ndikimit social e mjedisor; Niveli i investimeve të nevojshme që TC Kosova B të jetë në përputhje me  LCPD dhe IED dhe rritjen e jetëgjatësisë së TC-së; Trajnime për stafin për retromontim, operim dhe mirëmbajtje.

Pas prezantimit të dokumenteve të realizuara deri më tani në kuadër të këtij projekti të pranishmit kanë zhvilluar një debat të hapur mbi aspektet e mëtutjeshëm të realizimit të tij.

Ndryshe, drafti i parë i Studimit të fizibilitetit pritet të dorëzohet brenda muajit Mars 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …