MBPZHR-ja vazhdon mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në Kastriot

MBPZHR-ja vazhdon mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në Kastriot

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Kastriotit,  Xhafer  Gashi, me të cilën ka biseduar për projektet zhvillimore të ministrisë, që janë realizuar gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor. Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se kanë gjetur mbështetjen edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të kësaj komune.  Kryetari i Kastriotit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe shtoi se përmes projekteve të ndryshme komuna po i mbështet në vazhdimësi fermerët në këtë rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …