Veseli

Kryekuvendari Veseli është shprehur optimist dhe pret vendimin e drejtë të BE-së për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave. Tani vendi është në një situatë kur na është vënë kriter edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë ai për “Epoka e re”. Ky kriter ka qenë i panevojshëm pasi, ka shumë vende të BE-së, të cilat nuk e kanë përfunduar demarkacionin sikur janë Sllovenia dhe Kroacia. Megjithatë Veseli është kurdoherë optimist dhe pret vendimin e drejtë të BE-së, e cila shqiptarët gjithnjë i ka trajtuar me drejtësi, por izolimi përkohshëm i tyre bie në kundërshtim me vetë frymën e BE-së, ka deklaruar, Kadri  Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …