Agjencia ruse, “Sputnjik”, ka bërë të ditur se nesër në Serbi fillon ushtrimi ushtarak, “Vëllazëria sllave 2016”, në të cilën do të marrin pjesë oficerë dhe ushtarë nga Rusia, Bjellorusia dhe Serbia. Kjo manovër ushtarake me siguri se do ta hidhërojë edhe me tepër perëndimin, pas pranisë gjithnjë e më të madhe ushtarak të Rusisë dhe satelitëve të saj kudo në botë. Manovrat ushtarake do të mbahen afër Beogradit dhe pritet të vazhdojnë deri më 15 nëntor të këtij viti. Shkaqet për mbajtjen e ushtrimeve ushtarake në Serbi kanë të bëjnë me afrimin e NATO-s në kufijtë e shteteve me origjinë sllave, të cilët gjatë historisë e kanë ruajtur “vëllazërinë” mes veti, duke u zgjeruar mbi tokat e popujve të Evropës, si në të kaluarën ashtu edhe tani. Ushtrimet luftarake të “Vëllezërve sllavë” janë mbajtur edhe në vitin e kaluar afër vendit të quajtur, “Novorosijska”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …