leoni

Shkolla e Godancit bëhet me Kabinet të Teknologjisë Informative

Këto ditë falë bashkëpunimit të mirë me Korpusin Amerikan të Paqes, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Godanc të komunës së Shtimes është realizuar Kabineti i Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK). Për realizimin e këtij projekti është angazhuar drejtpërdrejt drejtoresha e shkollës së lartpërmendur, Zade Mustafa, e cila ishte edhe ideatore e këtij projekti.

Drejtoresha e shkollës, Zade Mustafa, bënë të ditur se bashkëpunëtore në përgatitjen e projektit, aplikimit dhe implementimit është Rachel Eisenberg, vullnetare nga Korpusi i Paqes si dhe mësimdhënësja e gjuhës angleze, Saranda Maliqi. Ndërsa, mësimdhënësit, thotë drejtoresha Mustafa, kanë ndihmuar në përgatitjen e kabinetit për vendosjen e llaptopëve, instalimin e programeve të nevojshme kompjuterike dhe lidhjen me Wi-Fi. Një kontribut për zhvillimin më efikas të punës praktike në kabinet, ka dhënë edhe ish-nxënësi i kësaj shkolle, Afrim Sadiku, i cili ka dhuruar roletat për dritare.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Shtimes, Hajrullah Ademaj, ka falënderuar Korpusin e Paqes të SHBA-ve që ka financuar së bashku me Komunën e Shtimes realizimin e Kabinetit të TIK-ut për shkollën e Godancit, ku nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të zhvillojnë dijen e tyre edhe përmes teknologjisë informative. Ai thotë se krahas lëndës së  teknologjisë informative, në këtë kabinet tashti janë krijuar kushtet e mira edhe për zhvillimin e mësimit plotësues, shtues dhe aktivitete të lira. Po ashtu, drejtori Ademaj falënderoi vullnetaren amerikane nga Korpusi i Paqes, Rachel Eisenberg, mësimdhënësen Saranda Maliqi dhe gjithë stafin arsimor të shkollës që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

Mësimdhënësja e shkollës “Hasan Prishtina”, Saranda Maliqi tregon se me këtë projekt të realizuar shkolla ka përfituar 15 llaptopë “Lenovo” me pajisje përcjellëse në vlerë prej 4,977 euro. Ajo bëri të ditur se Korpusi i Paqes ka financuar 4,177 euro kurse Drejtoria e Arsimit ka participuar me 800 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …