leoni

Shpallen fituesit e Wiki Loves Monuments 2016 në Kosovë dhe Shqipëri

Gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë dhe Shqipëri mbahet për herë të tretë me qëllim mbledhjen e fotove për Wikipedia. Gara e mbajtur ne shtator dhe tetor, ka nxjerr edhe fituesit e këtij konkursi. Nga 39 garues në Kosovë dhe 19 garues në Shqipëri, fitues janë:  Arben Llapashtica me një foto të Balsamariumit në Ulpianë, Shkelzen Rexha me Muzeun Etnologjik në Gjakovë  dhe Ardian Lumi me një foto nga Muzeu Etnologjik në Prishtinë.

Me portretizimin e monumenteve të mbrojtura në Shqipëri fitues është Shkëlzen Rexha i cili ka dominuar garën dhe Lars Haefner.

Çdo konkurs kombëtar do t’i dorëzoj 10 foto në garën ndërkombëtare. Fotografitë e përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Gara në Kosovë është organizuar nga FLOSSK, përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia, ndërsa në Shqipëri nga Open Labs përmes mbështetjes së Fondacionit Wikimedia.

Ky aktivitet është pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturorë Kosovë-Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …