Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të trimëruar me rastin e lirimit të policit, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe, tani 17 vjet pas luftës, arrestimet e qytetarëve të Kosovës gjatë rrugëtimeve të tyre private nëpër Serbi i konsiderojnë të papranueshme, joligjore, madje edhe si shenja hakmarrëse të Qeverisë së Serbisë, për t’i bërë presion Kosovës dhe ta shtyjnë në sjellje, reciproke, destruktive. Autoritetet serbe patën arrestuar nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, me dyshimet dhe akuzat për krime lufte, por ai është liruar pas një muaj qëndrimi në paraburgim. Ndërkaq, ditë më parë, me dyshime dhe akuza të njëjta, është arrestuar edhe qytetari tjetër nga Kosova, Hilmi Kelmendi. Ministria e Jashtme deklaron se me këto arrestime Serbia po rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilat aq shumë interesohet Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …