Aleanca Veriatlantike pritet të zhvillojë një stërvitje të emergjencës civile në Mal të Zi, ndërkohë që Serbia po përgatitet për një stërvitje të përbashkët me 150 parashutistë rusë dhe të tjerë nga Bjellorusia. Kremlini zyrtar kundërshton planin e politikës së jashtme malazeze për të rritur marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në. Kohë më parë, në Mal të Zi dhe në Serbi janë arrestuar disa persona, me dyshimin se po komplotonin rrëzimin e kryeministrit malazez në largim, Milo Gjukanoviq. Veç kësaj, një sasi e madhe arsenali armësh janë zbuluar pranë shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, ditën e shtunë. Mbi këtë ngjarje, ka dyshime se armët do të përdoreshin për të vrarë Vuçiqin, edhe pse ishte vet ai që e hodhi poshtë këtë aludim. Në stërvitjet e NATO-s në Mal të Zi do të angazhohen 680 pjesëmarrës, nga të 32 vendet anëtare të NATO-s, por edhe partnerë të tjerë. Izraeli, Azerbajxhani dhe Kosova janë mes vendeve të përfshira, por që nuk janë pjesë e Aleancës Veriatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …