leoni

Kanë nisur punimet në rrugën “Hoxha dhe Kaçkini” në lagjen 6 të Skenderajt

Në rrugën transitore në lagjen 6 të Skenderajt kanë nisur punimet. Punimet në këtë rrugë kanë nisur së pari në ndërtimin e urës për të vazhduar më pas në ndërtimin e shtratit të rrugës.

Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë pasi lidh dy rrugët magjistrale Skenderaj-Drenas dhe Skenderaj-Klinë si dhe zgjidh problemet e banorëve në këtë pjesë të Skenderajt.

Përveç problemeve më rrugën që kanë pasur banorët, problematike ka qenë edhe ura e ngushtë dhe vështirë e kalueshme për automjete.

Ura e vjetër dhe e ngushtë, gjatë sezonit të reshjeve ka shkaktuar fryrje dhe vërshime të lumit Klina.

Kontrolloni gjithashtu

Nga premtimi në zbatim – për një Rahovec më të pastër!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë si panelist në prezantimin …