Rikonfirmohet mbështetja e fuqishme e Turqisë për Kosovën

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka nisur një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë shtetërorë, të niveleve lokale në Turqi, përfaqësues të kulturës, si dhe shoqatave të ndryshme.

Zëvendësministri, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu dhe sekretari Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, është pritur në takim nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikë së Turqisë, Hüseyin Yayman ku bashkërisht biseduan  për temat kyçe të lidhura me kulturën dhe më gjerë.

Zëvendësministri Hoti shprehi falënderimet për kujdesin dhe angazhimin që është duke e bërë shteti turk në njohjen e Kosovës edhe në kuadër të shteteve të Kaukazit të Azisë së Mesme edhe në kuadër të organizatës islamike dhe të tjera.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Yayman tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës dhe jo vetëm në kulturë e zhvillim të ekonomisë, por edhe më gjerë.

Yayman theksoi se populli turk dhe ai i Kosovës ndajnë të njëjta ndjenja dhe vëllazëria e tillë do të vazhdojë edhe me mijëra vite të tjera ,duke shprehur kështu vullnetin e Turqisë për të qenë pranë Kosovës.

Që të dy zëvendësministrat diskutuan me për një sërë çështjesh lidhur me kulturën e të cilat i mbulon MKRS-së. Ata biseduan edhe për marrëveshjen për bashkëpunim kulturor mes të dyja shteteve tona e cila pritet të nënshkruhet së shpejti, bashkëpunimet rreth turizmit kulturor, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe tema të tjera.

Takimet e radhës, zëvendësministri i vazhdoi në Qeverinë turke ku u prit nga Drejtori për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB), Kudret Bülbül me të cilin biseduan rreth vitin 2016, si vit i shpallur i Kosovës nga shteti turk në aspektin e investimeve në kulturë, arsim, ekonomi e fusha tjera.

Të dy u dakorduan se projekti rreth vitit të Kosovës është treguar shumë i suksesshëm dhe ka forcuar edhe më tej lidhjet e të dyja shteteve në fushën e kulturës.

Presidenti i YTB-së me këtë rast paraqiti ftesën e tij për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve të Kosovës, “Shota”  për një performancë në ceremoninë përmbyllëse rreth vitit të Kosovës.

Tutje, zëvendësministri Hoti vizitoi dehe Mauzoleun e presidentit Kemal Ataturk ku bëri nderime dhe vendosjen e kurorës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …