Zëvendësministri Hoti merr garancinë e Presidencës Turke për Kosovën

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka zhvilluar takime në Presidencën e Republikës së Turqisë.

Atje, zëvendësministri është pritur nga Yalçin Topçu, krye këshilltar i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Sabri Demiri, këshilltar për çështje të Ballkanit në presidencën turke.

Këshilltari Topçu përcolli fjalët e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan për mbështetje të pakursyer për shtetin e Kosovës.

Topçu tha se fjalia e presidentit Erdogan të cilën e ka thënë në Kosovë për miqtë e Kosovës dhe të gjithë liderët botërore është se, Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.

Sipas tij, kjo tregon për përkushtimin e shtetit turk për shtetin e Kosovës në shumë sfera të rëndësishme.

Kurse, zëvendësministri Hoti shprehi falënderimet ndaj shtetit turk për mbështetjen e dhënë sidomos gjatë kohës së formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri në ditët e sotme,  në të gjitha drejtimet nisur nga kultura e deri në ekonomi.

Hoti dhe Topçu diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fusha të reja dhe u pajtuan se vetëm një angazhim i fortë i dyanshëm, garanton një sukses për bashkëpunim të mirëfilltë.

Në takimin e tij në Presidencën Turke, zëvendësministri Hoti u shoqërua edhe nga ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu dhe sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …