Ermina Lekaj-Përlaskaj deputetja e parë shqiptare në Kuvendin e Kroacisë

Ermina Lekaj-Përlaskaj deputetja e parë shqiptare në Kuvendin e Kroacisë

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se është e para përfaqësuese që mbron interesat e pakicës shqiptare, në Kroaci. Përveç shqiptarëve unë përfaqësoj edhe komunitete tjera të vogla në Kroaci, ka thënë ajo për mediet,  duke shpjeguar se deri tani interesat e shqiptarëve në Kuvend  i ka mbrojtur një përfaqësues boshnjak. Në institucionet shtetërore nuk kemi pasur asnjëherë një përfaqësues. Jam pjesë e qeverisë atje dhe kam thënë se çdo herë do të jem me fituesin për të përmbushur objektivat tona. Me kryeministrin kroat e kemi bërë një marrëveshje, ku janë edhe përfaqësuesit e pakicave të tjera, si çekë, hungarezë, serbë, italian dhe romë. Së bashku kemi qenë në negociata me mandatarin e atëhershëm dhe kemi arritur që të akordohemi në disa pika, ka thënë deputetja shqiptare në Kuvendin  e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë aktualisht në Kroaci janë të regjistruar 90 mijë shqiptarë. Ajo ka treguar se ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të deklaruar për shkaqe si politike dhe ekonomike. “Kroatët kanë simpati ndaj nesh dhe na janë falënderues për punën dhe kontributin tonë kemi pasur vullnetarë që kanë luftuar rreth 2500 veta, ku kemi edhe të rënë atje.”Në Vukovar ushtari i fundit që ka rënë është shqiptar, ka thënë ajo.  Përlaskaj që me prejardhje është nga qyteti i Prizrenit ka përmendur edhe raportet Kosovë-Kroaci. Ajo ka thënë se beson shumë që shteti kroat do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.“Me integrimin tonë atje do t’i ndihmojnë edhe shtetit tonë – Kosovës. Çdo herë kërkoj që pakica shqiptare të përmendet më shumë dhe Kosova të jetë prioritet”. Shpresoj të kem mbështetjen e  Qeverisë së Kosovës ashtu siq e kam pasur deri tani ka thënë, deputetja Përlaskaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …