Nacionalizmi virtyt njerëzor
Nacionalizmi është i dobishëm për realizimin e aspiratave shtetërore, përmes të cilit shteti arrin t’i përfshijë njerëzit në kauzën e tij. Qytetaret e një vendi përgjithësisht identifikojnë vetën më shtetin e tyre dhe e mbrojnë me pasion vendin e tyre, kjo ndjenjë e atdhedashurisë i bënë ata më fisnik. Identifikimi pasionant me shtetin quhet nacionalizëm. Nacionalizmi është me leverdi për realizimin e aspiratave shtetërore dhe kombëtare. Njerëzit e tillë nuk korruptohen lehtë, dhe nëse sulmohet shteti i tyre nga jashtë pasionet nacionaliste e bëjnë ushtarin mbrojtës shumë më të fuqishëm, se sa qe do ishte përndryshe.
“Shteti” dhe “Kombi”
Shteti modern është zhvilluar krahas me industrinë dhe marrëveshjet e komplikuara tregtare. Termat shtet dhe komb përdoren shpesh si sinonim i një vendi, shumica e njerëzve janë të lidhur me Atdheun e tyre. Kombi është një grup i madh i njerëzve, të cilët janë të lidhur së bashku dhe që ndërlidhen me ngjashmëri ndërmjet tyre, për shkak të kulturçs së përbashkët, në veçanti gjuha e përbashkët duket qe ka qene faktor i rëndësishëm në krijimin e kombeve. Shteti është njësi politike i cili ka sovranitetin me të lartë, gjegjësisht përgjegjësinë me të lartë për zbatimin e detyrave të veta. Kombi është një grupim kulturor dhe gjuhësor i njerëzve, ndërsa shteti është njësi politike me sovranitet. Kombet nuk përputhen patjetër me kufijtë politik të shteteve, disa kombe shtrihen jashtë kufijëve të shtetit.
Mospërputhshmëria e kufijve shtetëror me ata kombëtar, nacionalizmi si faktorë
Shtrije të kombeve jashtë kufijve shtetëror kemi anembanë globit, kultura gjermane shtrihet jashtë kufijve të Gjermanisë si në Austri, një pjesë e madhe e Zvicrës, një pjesë e vogël e Italisë dhe disa pjesë të vogla në Evropën Lindore. Përputhje ënde me të vogël ndërmjet shtetit dhe kombit kemi në Afrikë dhe Azi, kufijtë e të cilave kanë mbetur nga koha e vjetër koloniale. Ndjenja e nacionalizmit në disa vende reflekton si burim konstant i tensioneve, pasi popujt mundë të ndihën se kanë një kombësi të përbashkët e rrjedhimisht duan të kenë një shtet të tyre. Kufijtë e shumë shteteve nuk përputhen me shtrirjen gjeografike të kombeve. Arritja e përputhshmërisë se kufijve shtetëror me ata kombëtar nuk do sillte në zgjidhje absolute të problemeve, pasi që kufijtë kombëtar dhe mund të lëvizin gradualisht, pasi që kombe të reja gradualisht do të paraqiteshin dhe të vjetra do zhdukeshin kjo është e ditur historikisht, deri me tani kësaj zallahie i kanë mbijetuar veçmas shqiptaret dhe hebrenjtë. Sistemi i shteteve pra nuk përputhet me sistemin e kombeve, pikat të cilat shtetet dhe kombet dështojnë të përputhen ka gjasa të jenë politikisht të nxehta, si Lëvizja për ndarjen e Kubekut në Kanada, Lufta e Pakistanit Perëndimor dhe atij Lindor që rezultojë me krijimin e një shteti të ri Bangladeshit, Levizja nacionaliste baske në Spanjë, konflikti ndërmjet belgëve frankofon dhe atyre që gjuhen amtare e kanë holandishten, aktivitetet e Organizatës për Çlirimin e Palestinës për krijimin e shtetit të tyre, trazirat e herëpashershme të kurdëve përgjatë historisë në Irak Iran e Turqi, luftërat e përgjakshme etnike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar në at që dikur quhej Jugosllavi.
(Fehmi Rama, politikolog)