“Ligji për Trepçën nuk mund të kontestohet për kah ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme”, ka deklaruar Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se i vetmi institucion kompetent për interpretimin e përshtatshmërisë së një ligji apo akti nënligjor është Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Ligji për Trepçën është në përshtatshmëri të plotë kushtetuese dhe i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë siç pretendohet në këtë komunikatë”, ka deklaruar Berisha. “Prandaj pretendimi i një gjyqtari apo kushdo qofshin ata, mund të jetë një opinion personal që mund të shkaktojë një konfuzion, por asesi nuk mund të ndryshon statusin e Ligjit për Trepçën”, ka thënë Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …