Në aeroportet dhe kazermat e Ushtrisë së Serbisë, afër Beogradit ka filluar të mbahet ushtrimi ushtarak “Vëllazëria sllave 2016”. Portali serb B92, ka bërë të ditur se në ushtrimet që sapo kanë filluar po marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë së Rusisë, 56 të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë. Ushtrimet do të zgjasin deri më 15 nëntor. Qëllimi i ushtrimeve, ka të bëjë me avansimin e aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike e të luftës për zhvillime të operacioneve antiterroriste”. Kjo aleancë e tri vendeve sllave ka një rrjet të fortë të spiunazhit në vendet e Ballkanit e më gjerë. Ajo merret edhe me aktivitete subversive në vende të ndryshme të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …