Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë. Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë të stafit. Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, drejtor i QKU në Rijekë, në lidhje me punën, sfidat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale. Shtimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës. Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të. Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …