Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se nuk do të bëjë assesi koalicion me LDK-në e PDK-në. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës sepse bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset kryesore të humbjes së shpresës dhe rrënimit ekonomik”, ka deklaruar Pacolli për mediet. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e kësaj situate të rëndë. Varfëria është në rritje, ndërsa Qeveria nuk është duke e bërë asnjë veprim që shkon në drejtim të përmirësimit të gjendjes”, ka shtuar ai. Pacolli gjatë bisedës për “Zërin” ka thënë se pret që partia e tij t’i fitojë 20 për qind të votave. “Me këtë rritje të vazhdueshme unë pres realisht që AKR-ja ta kalojë shifrën e 20-përqindëshit në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …