leoni

Përurohet fusha e Stadiumit të Podujevës

Në vazhdën e investimeve në fushën e sportit, që për synim kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, të enjten është përuruar fusha e Stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një investim ky i MKRS-së me vlerë prej rreth 250 mijë eurosh.

Përurimin e kësaj fushe e kanë bërë, ministri Kujtim Shala, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se ky është një investim i tejet i rëndësishëm për Podujevën, ndërkohë që u shpreh se investimet do të vazhdojë vitin e ardhshëm për ta bërë këtë stadium sa më adekuat për zhvillimin e futbollit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme, dhe u shpreh se me këtë investim janë përmirësuar dukshëm kushtet për futbollin në këtë komunë.

Në kuadër të investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në këtë komunë është duke investuar për ndërtimin e Palestrës së Sporteve dhe ndërtimin e fushave sportive në fshatin Kërpimeh me rrethinë dhe mbulimi i fushës në fshatin Lupç i Poshtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …