Berisha: Lufta e UÇK-së ishte një luftë e imponuar dhe vetëmbrojtëse

Duke folur për fushatën e ashpër që nuk ka të ndalur kundër ish pjesëtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte një luftë e imponuar dhe vetëmbrojtëse. Ai shtoi më tutje se lajmi për lirimin dhe arritjen në Kosovë të Hilmi Kelmendit, është një lajm i gëzuar për të gjithë bashkëkombësit. Arrestime dhe maltretime të tilla të shtetasve tonë nga ana e shtetit serb të bazuara në shpifje dhe akuza imagjinare konfirmojnë edhe njëherë, mungesën e vullnetit të shtetit fqinjë, për fillim të ndërtimit të raporteve të shëndosha ndër fqinjësore me Kosovën, si dy shtete të pavarura. Akte të tilla nuk duhet kaluar pa u evidentuar, trajtuar dhe kërkuar përgjegjësi për to, në të gjitha nivelet e tryezave ku Qeveria e Kosovës zhvillon negociata me Serbinë, ka porositur ish kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …