Njohësit e fushës së sigurisë kanë tërhequr vërejtjen se ndikimi i Rusisë në Kosovë sa vjen e rritet. Kjo po bëhet duke aplikuar instrumentin e “fuqisë së butë”, përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon, është cituar të ketë deklaruar drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja. Duke folur për situatën e sigurisë në vendin tonë, ai ka thënë se sa i përket gjendjes së sigurisë në Kosovë, shqetësuese është krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi. Këto janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …