Isa Mustafa

Mustafa: Reforma zgjedhore është në dobi të të gjithëve

Gjatë fjalës para të pranishmëve në takimin e ftuar nga kryetari i vendit Hashim Thaçi për të biseduar për reformën zgjedhore, kryeministri, Isa Mustafa tha se reforma zgjedhore është në dobi të të gjithëve. Është koha që të fillojmë t’i bëjmë disa ndryshime që konsiderohen se janë të nevojshme që zgjedhjet lokale dhe qendrore në mënyrë që ndryshimet t’i përgjigjen pjesës dërmuese të qytetarëve. Para 4 viteve jemi marrë vesh që të fillojmë këtë proces, kemi punuar mjaftë shumë, ne kemi një volum të punëve të bëra. Reforma është në dobi të të gjithëve që të gjejmë një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Orientimi jonë themelor ka qenë që të kemi një proces sa më të thjeshtë zgjedhor që mundëson sa më pak parregullsi në procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona, tha në mes tjerash kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …