Zëvendësministri Hoti takohet me kryetarin e Grupit të Miqësisë Turqi-Kosovë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në parlamentin turk.

Në Kuvendin e Republikës së Turqisë, zëvendësministri Hoti është pritur në një drekë pune nga kryetari i Grupit të Miqësisë Turqi-Kosovë, Zeyid Aslan si dhe deputetë të grupit.

Gjatë drekës së punës është diskutuar për mardhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Turqisë.

Është kërkuar që të rriten investimet në Kosovë, sidomos në fushën e bujqësisë por dhe në fushat tjera.

Aslan theksoi se  bashkëpunimi mes të dyja shteteve duhet të forcohet edhe më shumë nëpërmjet projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Kurse, zëvendësministri Hoti falënderoi kryetarin për ndihmën e veçantë që ka dhënë për Kosovën i cili ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me logjistikë.

Zëvendësministri tha se gatishmëria e shtetit turk për të qenë gjithmonë pranë Kosovës është një dëshmi e fuqishme e raporteve të forta që Kosova dhe Turqia kanë mes vete.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Kuvend zëvendësministri ka vizituar edhe pjesët e kuvendit të cilat janë bombarduar gjatë tentimit të grusht shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Projekti i Bibliotekës në Prishtinë

Në 25 shkolla të Kryeqytetit, 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe kanë filluar orën e leximit, …