Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Statistikat e Shëndetësisë 2015”. Sipas të dhënave të paraqitura në këtë Raport mësohet se gjatë vitit 2015, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 39 mijë e 522 operacione. Po sipas këtij Raporti, në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877 mijë e 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 mijë e 793 pacientë të shtrirë. Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 mijë 804 lindje, ku 6 mijë 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 mijë 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 mijë e 25. Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 mijë e 62, prej tyre: 25 spitale dhe 1 mijë e 37 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti thotë se Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi nga ekspertë ekonomie, u shndërruan në kontabilistë të pushtetit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe …