Ministrja Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand. Në takimin në mes tyre u tha se Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Ne jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Norvegjinë duke e ngritur atë në nivel të marrëveshjeve dypalëshe për drejtësinë, që do të ishte në interes të qytetarëve dhe dy shteteve tona” ka thënë ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha. Ndërkohë, ambasadori i Norvegjez, Per Strand Sjaastand tha se vendi i tij përkrah angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola von Kramon kritikon zgjedhjet dhe situatën e sigurisë në Gjeorgji, duke e krahasuar me atë, në Serbi

Deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Viola von Kramon, ka komentuar …