leoni

Hashim Thaçi

Thaçi propozon garantimin e dy vendeve për malazezët dhe kroatët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës

Presidenti Thaçi në një takim me anëtar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës propozoi garantimin e dy vendeve në Kuvendin e Kosovës, për malazezët dhe kroatët e Kosovës. Ky propozim i Thaçit është pritur mirë nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës.“Kjo iniciativë është treguesi më i mirë se shteti i Kosovës ka qëllim të përmirësojë pozitën e komunitetit malazez dhe ta barazojë me të gjitha komunitetet tjera në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate. Ata më tej thonë se e presin mirë këtë reformë, por vënë theks në atë se reforma duhet të bëhet edhe në zgjedhjen e presidentit, që sipas tyre duhet bëhet nga populli, por flasin edhe për lista. “Në pyetjen se a duhet të ketë lista të mbyllura apo të hapura, ne mendojnë se duhet të jenë të mbyllura ngase forcojnë përgjegjshmërinë e partive duke ndikuar në cilësinë e zbatimit më të mirë të proceseve që presin Kosovën në të ardhmen”, thuhet nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …