leoni

Ministri Hoti takohet me zyrtarë të lartë të BERZH-it

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Londër të Britanisë së Madhe, përveç pjesëmarrjes  në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Mbretëri e Bashkuar – SHBA – Kosovë, në të cilin Forum prezantoj para një numri të madh biznesesh reformat fiskale të cilat ofrojnë mundësi të mira për investimet e huaja në Kosovë, sot zhvilloj takime bilaterale me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ministri Avdullah Hoti u takua me drejtoreshën për transport në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sue Barret, me drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Holger Muent dhe me drejtorin e Konstituencës të BERZH-it për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë Ove Jensen, me të cilët diskutoi për kontributin dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Avdullah Hoti në takim me përfaqësuesit e BERZH-it diskutoi edhe për mbështetjen nga BERZH-i dhe financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektin e hekurudhës. Në këtë takim u diskutua edhe për investimet e mundshme në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Aeroporti i Prishtinës, si dhe për linjën hekurudhore Lindje, Fushë Kosovë – Merdare, ku ekipi i konsulentëve kanë filluar punën në disenjin detaj.

Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë (Kijevë -Zahaq), ndërtimin e rrugës së re  Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Ndërsa për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Merdare bisedat për këtë projekt ishin kryesisht informative dhe pritet që projekti të jetë një bashkëfinancim i BERZH, EIB dhe IPA fondet rajonale.

Me këtë rast zyrtarët e lartë të BERZH-it edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe gjithashtu shprehën zotimin e tyre për të përkrahur Kosovën sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe  mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …