Kryekuvendari i Kosovës dhe kryetar aktual i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se të hënën mund të emërohen ministrat dhe zëvendës-ministrat e rinj të Qeverisë së Kosovës. Ai ka saktësuar se PDK-ja tashmë e ka listën e ministrave të rinj, ndërkohë shton se finalizimi i procesit të riformatimit të qeverisë do të bëhet pasi edhe kryeministri, Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër. Veçanërisht PDK-ja do ta finalizojë pjesën e vet. Për aq sa do ta vazhdojmë koalicionin qeverisës do të mundohemi të jemi efikas dhe të përgjegjshëm për detyrimet tona karshi qytetarëve tanë. Ne do t’i bartim ato emra te kryeministri dhe shpresoj që të hënën do t’i kemi emrat e rinj, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …