Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Shteti duhet të japë përgjigje për vdekjen e Asrit Deharit, në Prizren

Me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka theksuar se vdekja e një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet. Haradinaj ka thënë se kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend. Ai ka kërkuar përgjegjësi për atë se çka ka ndodhur sot në Prizren. “Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren”.  “Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …