leoni

Sylë Hoxha

Prokurori Hoxha: Nga hetimet e deritashme del se, Astrit Dehari, është dërguar në spital pa shenja jete

Kreu  i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit. Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeri është dërguar në spital pa shenja jete. Ai tha se prokurori është duke mbledhur edhe disa informacione, por ato më kryesoret do të jenë pas përfundimit të autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë. Aty tash i kemi disa kërkesa të familjarëve se duan ekip më të gjerë dhe ekspertë të jashtëm. Mirëpo, ne do të veprojmë në kuadër të kompetencave të Kodit të Proceduarës Penale. Ne, po ashtu, e kemi lëshuar urdhëresën për caktimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë që do të marrin pjesë në autopsi”, shpjegoi Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …