Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja ka deklaruar se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve. Buja thotë se Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mosvotimin e demarkacionit dhe me asociacionin. “Shpresoj që të harmonizohet projektbuxheti i propozuar. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë vështirësi të kalohet ky buxhet në Parlament. “Buxheti i rritur jashtë normave ka rrezik t’i ngarkojë qytetarët e Kosovës dhe bizneset, për shkak të trysnisë që do t’ju bëhet dy palëve për të akumuluar të hyra, në mënyrë që të mbërrihet buxheti i planifikuar”, ka shtuar ai. Shukri Buja ka deklaruar se jo vetëm për shkak të buxhetit, por edhe për shkak të dështimeve të tjera të Qeverisë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.
