Në Rahovec u shënua 18- vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Me këtë rast, janë bërë homazhe dhe vendosje të buqetave me lule, në vendin e rënies mbi fshatin Opterushë dhe tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe përmendoreve të Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule në sallën e Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademia përkujtimore kushtuar rënies së dy heronjve ku ishin të pranishëm institucionet komunale në krye me kryetarin Idriz Vehapi, familjarët dhe bashkëluftëtarët, ku u përkujtuan edhe tre dëshmorë nga Vushtrria, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, poashtu të rënë bashkë me Tonin e Micin. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në akademi e mbajtur për veprën e dy heronjve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …