Në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, qindra qytetarë dhe aktivisë të Vetëvendosjes kanë mbajtur homazhe dhe kanë ndezur qirinj në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara. Vdekja e këtij të riu, pjesëtar i një familje të njohur atdhetare, dy vjet pas vdekjes së vëllait të tij, Arbnorit, ka pikëlluar qytetarët liridashës të vendit, të cilët me të drejtë kërkojnë që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së tij, gjatë kohës sa ishte në paraburgim, në Burgun e Prizrenit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …