Astrit Dehari

“Demokracia Studentore” ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike, në burg, të studentit Astrit Dehari

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘Demokracia Studentore’ ka reaguar përmes një komunikate për media për vdekjen tragjike të studentit Astrit Dehari. përmes kësaj komunikate ata i shprehin ngushëllime familjes Dehari, ndërsa gjithashtu shprehen se kjo vdekje është e dyshimtë dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë. Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa shprehet “Vdekja në rrethana të dyshimta e studentit Astrit Dehari është shumë e rëndë si për familjen Dehari ashtu edhe për shoqërinë dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ndiejmë keqardhje për këtë vdekje e cila nuk ishte e rastësishme, por dyshojmë se ishte me planifikim. Në emër të të gjithë studentëve u shprehim ngushëllime familjes Dehari, dhe njëkohësisht kërkojmë llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast“.

“Rasti i djeshëm na kujton vdekjet apo vrasjet e pakuptimta dhe pa asnjë arsye që kryheshin nga kriminelët serbë në burgjet në Kosovë, andaj kërkojmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe organet kompetente që të japin llogari për këtë vdekje që ndodhi brenda burgjeve në Kosovë. Ne nuk e ndiejmë veten të sigurt në Kosovë, andaj edhe ndodhin vdekje të pasqaruara dhe të dyshimta, dhe për këtë dikush duhet dhënë llogari së pari familjes Dehari e mandej gjithë Kosovës”, ka thënë Ramusa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …