Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se, sot në orën 14:00 do të bëhet autopsia e kufomës së Astrit Deharit në praninë edhe të ekspertit të propozuar nga familja e tij. Ajo ka premtuar se ky proces do të jetë transparent për tërë opinionin publik. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, kanë mbajtur një konferencë për media në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
