Takohen në Prishtinë prokuratorët: Lumezi dhe Schwendiman

Takohen në Prishtinë prokuratorët: Lumezi dhe Schwendiman

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune,  kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman. Gjatë këtij takimi, ata  diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.  Lumezi dhe Schwendiman diskutuan edhe për bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e vet për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, duke shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara. Ndërkohë Schwendiman shkon në Beograd për tu njoftuar me dosjet e kohës së Milosheviqit lidhur me krimet e supozuara të shqiptarëve kundër policëve serbë dhe kundër spiunëve shqipfolës të Serbisë, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …